Ndarja nga jeta e majorit Xhevahir Jazaj në Afganistan/ Peleshi, komunikim të drejtpërdrejtë me kontigjentin shqiptar në Herat e Kabul

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i shprehu sot ngushëllimet më të sinqerta familjes së majorit Xhevahir Jazaj, i cili u nda nga jeta gjatë një misioni në Afganistan.

Peleshi u shpreh se, “largimi nga jeta i një ushtaraku, aq më tepër në mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së majorit Xhevahir Jazaj”.

Peleshi zhvilloi edhe një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul me të cilët ndau ngushëllimet për humbjen e shokut të tyre dhe i siguroi se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre.

“Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul. Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre”, tha Peleshi.

Ai u shpreh se “ata janë krenaria jone në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.