Moti i keq/ Çuçi në Gjirokastër: Strukturat lokale të bashkisë janë në terren

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ishte sot në Golem të Gjirokastrës ku pa nga afër gjendjen e krijuar së fundi nga moti i keq, kryesisht për sa i përket infrastrukturës rrugore dhe furnizimit me energji elektrike.

Ministri Çuçi shoqërohej edhe nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi dhe prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote.

Ministri Çuçi u shpreh se strukturat lokale të bashkisë janë në terren duke punuar për të shmangur çdo vështirësi në komunikimin e banorëve të këtij fshati me Gjirokastrën dhe zonat përreth

“Në Golem të Gjirokastrës, fshatin malor plot histori e tradita dhe me një natyrë të mrekullueshme. Bashkë me prefektin dhe kryetarin e bashkisë bëmë një vizitë të shkurtër për të parë nga afër gjendjen e krijuar së fundi nga moti i keq, kryesisht për sa i përket infrastrukturës rrugore dhe furnizimit me energji elektrike. Strukturat lokale të bashkisë janë në terren duke punuar për të shmangur çdo vështirësi në komunikimin e banorëve të këtij fshati me Gjirokastrën dhe zonat përreth”, tha Çuçi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.