Kursi i këmbimit/ Leku vijon të forcojë pozitat ndaj valutave kryesore

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku vijoi të fitojë terren ndaj monedhave të huaja kryesore.
Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet 101,79 lekë ose 0,04 lekë më pak se një ditë më parë.
Monedha europiane u ul me 0,05 lekë dhe këmbehet me 123,32 lekë. Ndërsa paundi britanik forcoi pozitat sot me 0,66 lekë dhe këmbehet me 139,34 lekë.
Franga zvicerane thelloi rënien me 0,25 lekë dhe këmbehet në kotën e 114,51 lekëve.
/j.p/r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 101.79 -0.04
Euro EUR 123.32 -0.05
Poundi britanik GBP 139.34 +0.66
Franga Zvicerane CHF 114.51 -0.25
Jeni Japonez (100) JPY 98.06 +0.12
Dollari Australian AUD 78.67 +0.22
Dollari Kanadez CAD 80.14 +0.12
Korona Suedeze SEK 12.17 -0.06
Korona Norvegjeze NOK 11.94 +0.02
Korona Daneze DKK 16.59 -0.01
SDR SDR 146.57 -0.11
Ari(OZ 1) XAU 188576.15 +861.43
Argjend(OZ 1) XAG 2580.84 +1.72
Juani Kinez (onshore) CNY 15.74 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.74 +0.03
Lira Turke TRY 13.69 -0.01
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.