Investimet në infrastrukturën bashkiake/ Miratohen 4 marrëveshje granti me KfW

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot 4 marrëveshje për grante investimesh me KfW, kryesisht në infrastrukturën bashkiake.

Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi:

– Marrëveshjen e grantit shoqërues, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (përfituesi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për masat shoqëruese për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 3 000 000 euro.

– Marrëveshjen e grantit të investimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (përfituesi), dhe KfW Frankfurt am Main (KFW), për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 6 000 000 euro.

– Marrëveshjen e grantit të Bashkimit Evropian, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (përfituesi) dhe KfW Frankfurt Am Main (KfW), për Bashkimin Europian, për një mjedis më të pastër – mbështetje për trajtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, në shumën 23 300 000 euro.

– Marrëveshjen e grantit SECO, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Përfituesi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e infrastrukturës bashkiake V, me një grant në shumën 13 300 000 euro.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.