FUTBOLL – Milan nënshkruan me Manxhukiç

MILANO, 20 janar /ATSH-DPA/ – Klubi i Milanit konfirmoi sot nënshkrimin me Mario Manxhukiç në transferim të lirë.

”Sulmuesi kroat nënshkroi kontratë me Milanin deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër”, thuhet në deklaratën e klubit.

Fituesi i medaljes së argjendtë në FIFA Kupën e Botës në vitin 2018, Manxhukiç kishte kërkuar një klub të ri që nga vera e kaluar kur u largua nga klubi i Katarit, Al-Duhail.

Ai luajti për disa klube europiane duke përfshirë skuadrat gjermane Wolfsburg dhe Bayern Munchen, klubin spanjoll Atletico Madrid dhe klubin italian Juventus.

Manxhukiç shënoi 197 gola në 497 paraqitje gjatë karrierës së tij në klube dhe ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2013 me Bayern Munchen.

Lojtari 34-vjeçar gjithashtu shënoi 33 gola në 89 ndeshje për kombëtaren e tij dhe ndihmoi Kroacinë të arrijë në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.