FOKUS – Bilanci i COVID-19 në botë

PARIS, 20 janar /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 2 041 289 të vdekur në botë që kur Kina njoftoi shfaqjen e sëmundjes në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 95 476 360 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë.

Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.

Vetëm të hënën, 9 002 të vdekur dhe 512 975 raste të reja janë regjistruar në botë.

Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e fundit janë SHBA-ja me 1 385 të vdekur, Gjermani 989 dhe Britania e Madhe 599.

SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 399 003 të vdekur për 24 079 205 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 210 299 të vdekur dhe 8 511 770 raste, India me 152 556 të vdekur dhe 10 581 837 raste, Meksika me 141 248 të vdekur dhe 1 649 502 raste dhe Britania e Madhe me 89 860 të vdekur me 3 433 494 raste. .

Mes vendeve më të prekura rëndë, Belgjika është ajo që ka regjistruar më shumë të vdekur në raport me popullsinë, me 177 të vdekur për 100 000 banorë, e ndjekur nga Sllovenia me 154 të vdekur, Republika Çeke me 137 të vdekur, Bosnja me 137 të vdekur, Italia me 137 të vdekur.

Europa numëronte sot në orën 11:00 GMT 665 607 të vdekur për 30 819 585 raste, Amerikan Latine dhe Karaibet 552 535 të vdekur për 17 440 653 raste, SHBA dhe Kanadaja 417 077 të vdekur për 24 792 150 raste, Azia 231 560 të vdekur për 14 683 049 raste, Lindja e Mesme 93 944 të vdekur për 4 423 288 raste, Afrika 79 621 të vdekur për 3 286 098 raste dhe Oqeania 945 të vdekur për 31 543 raste./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.