BRUKSEL – Von der Leyen: Me Biden, Europa gati për një fillim të ri

BRUKSEL, 20 janar /ATSH-ANSA/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen përshëndeti presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden në një mesazh në Twitter.

“Urime presidentit Joe Biden dhe Kamala Harris, zëvendëspresidentja e parë e SHBA-së!” shkroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një mesazh në Twitter.

“Faleminderit për fjalën frymëzuese të hapjes dhe për ofertën për të bashkëpunuar. Europa është gati për një fillim të ri”, thekson Von der Leyen.

Ky fillim i ri në SHBA-së është një periudhë që e kemi pritur prej shumë kohësh. Europa është gati për një nisje të re”, theksoi Von der Leyen, duke folur për betimin e Joe Biden si presidenti i SHBA. 

Pas katër vitesh të gjata, Europa do të ketë më në fund një mik në Shtëpinë e Bardhë”, nënvizoi Von der Leyen.

“Ne presim nga qeveria e re amerikane që t’i bashkohet përpjekjeve tona në luftën kundër COVID-19 dhe do t’i propozojmë SHBA-së të rifillojmë sërish punimet për të forcuar gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj pandemisë gjatë samitit të G20-s në Romë”, shtoi Von der Leyen./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.