BRUKSEL – NATO dhe BE bashkëpunim me Biden për riforcimin e lidhjeve me SHBA-në

BRUKSEL, 20 janar /ATSH-AFP/ – NATO dhe Bashkimi Europian dëshirojnë të punojnë me presidentin e zgjedhur Joe Biden për riforcimin e lidhjeve me SHBA-në, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

“Ne shpresojmë të punojmë me presidentin e zgjedhur, Joe Biden për të forcuar lidhjet mes SHBA-së dhe Europës, ndërkohë që ne po përballemi me sfida botërore që askush prej nesh nuk mund t’i trajtojë vetëm”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në llogarinë e tij në Twitter, pas një darke pune me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, në prag të betimit të presidentit amerikan.

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell mori pjesë gjithashtu në këtë takim pune prej më shumë se tre orë, i organizuar me iniciativë të Michel.

Jens Stoltenberg ftoi Biden të marrë pjesë në një samit të NATO-s, në një datë që mbetet për t’u vendosur. Charles Michel ka propozuar gjithashtu për presidentin amerikan të organizojë për atë një takim special me të gjithë drejtuesit e BE-së.

NATO dhe institucionet europiane janë të vendosura në Bruksel dhe ideja është që të organizohen këto dy takime në të njëjtën kohë, theksoi një burim diplomatik.

20 nga 27 vendet e BE janë anëtare të NATO-s./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.