Basha: Ka ardhur koha të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaron se kryeministri Edi Rama shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë që të ikin nga vendi.

Në një reagim, Basha i referohet një raport të Eurostat duke theksuar se Shqipëria është në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv.

“Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon”, shprehet Basha.

Ai shton se “ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë”.

“Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë”, shprehet kreu i PD-së. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.