Siguria ushqimore/ 453 inspektime dhe 22 masa paralajmëruese 

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë kryer gjatë ditës së sotme 453 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në zbatim të planit të punës, por edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.
AKU njofton se, gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 22 masa me paralajmërim përgjithësisht për  rinovim të planit të dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 4 mostra në monitorim të produktit ushqimore
Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të taskforcës antiCOVID-19” inspektorët e DRAKU-ve, përveç monitorimeve të subjekteve, kanë këshilluar 294 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm gjatë gjithë kohës në terren për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të rritur cilësinë e jetës së konsumatorëve.

e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.