Remont në nënstacionet e Librazhdit/ Kufizime energjie në disa zona

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi sot se do të kryejë remonte në nënstacionet e Librazhdit, çka do të sjellë edhe stakime të energjisë për disa zona.
Sipas OSHEE-së, për shkak të remontit të parashikuar për energjizimin e transformatorit të Fuqisë 110/35/10 kV, 20 MVA në NST Librazhd, në datë 20 janar gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Librazhd: Orenjë, Ballgjin, Dranovice, Floq, Funarëz, GuraKuq, Kuturman, Babje, Buzgar, Drapata Hotolisht, Ferrë, Dragostunje, Frarë, Gurekuqe dhe Heci / Xhyrë, Gafërr, Fushe Bushe, Dedashmet, Gurorja, Mirak Katund, Polis (Damjan, Qendër, Rrumbullak, Boravë, Arrëz Gizaresh, Balëz, Gizavesh, Borici, Brazdaj.
Investimet që ndërmerr OSHEE, në remontin e linjave dhe nënstacioneve elektrike, synojnë përmirësimin e furnizmit me energji elektrike të konsumatorëve dhe forcimin e qëndrueshmërisë e sistemeve enerhkike në vendin tonë. e.xh/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.