”Peugeot” shpik një mënyrë më efikase për hapjen e bagazhit

PARIS, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Mbushja e bagazhit ndërsa je duke mbajtur çanta shpine, valixhe, çanta udhëtimi, e më pas duke i vendosur në tokë për të hapur bagazhin dhe t’i marrësh përsëri në dorë për t’i vendosur atje, është përherë një telash.

”Peugeot” lehtëson këtë telash dhe lodhje falë një lartësie ngarkese që është ndër më të rehatshmet dhe mundësisë për të pasur një derë të pasme me teknologji pa duar, në disa modele në gamën e tij, përfshirë edhe SUV 5008.

Kjo pajisje është një nga arritjet kryesore teknologjike të këtyre modeleve: me një lëvizje të thjeshtë të këmbës nën parakolpin e pasmë, porta e pasme e motorizuar hapet dhe mbyllet shpejt pa ndonjë përpjekje.

Përndryshe, në të gjitha modelet në të cilat është e pranishme kjo pajisje, ajo mund të operohet duke përdorur telekomandën e automjetit ose butonin e duhur të vendosur në të majtë të timonit.

Karakteristikat inovative të modeleve më të fundit të ”Peugeot” u ofrojnë udhëtarëve nivelet më të mira të komoditetit dhe sigurisë./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.