PD: Banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës, prej 14 muajsh asnjë konfirmim nga Bashkia

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Drejtuesi i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj takoi sot banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Plazhit në Durrës.

Kreu i PD në degën e Durrësit Ferdinand Xhaferri, i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve rikujtoi se qeverisë shqiptare i janë dhënë mbi një miliard euro nga BE dhe SHBA për rindërtimin nga tërmeti.

“Shteti t’u japë siguri nëse në këtë pallat jetohet apo nuk jetohet. Deri tani, siç vetë kryeministri e ka quajtur, bashki halabakësh, nuk kishte si të ndodhte ndryshe se edhe qeverinë e ka me halabakë. Këta njerëz në vuajtje e dinë se çdo të thotë të darkosh tek Nusreti në Dubai, kur popullin e kanë në këtë gjendje. Darkojnë për të shitur Portin e Durrësit, për të shitur portin e këtyre qytetarëve që pasi kanë 7 vite që e kanë masakruar, tani në ikje e sipër banda kërkon ta shesë”, tha drejtuesi i PD në Durrës, Xhaferraj. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.