LONDËR, 19 janar /ATSH-AFP/ – Një në tetë persona në Angli është kontaminuar nga koronavirusi i ri në dhjetor, duke shënuar një rritje në raport me një muaj më parë (1 në 11) në sfondin e përhapjes së një varianti të ri shumë më përhapës, sipas një studimi zyrtar të publikuar sot.
Një në 10 persona në Uells, një në 13 në Irlandën e Veriut dhe një në 11 në Skoci janë kontraktruar me COVID-19 në të njëjtën kohë”, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS).
Kjo e fundit bazohet në testet e antikorpeve, të realizuara në mënyrë rastësore në popullatë dhe për këtë arsye gjithashtu bën të mundur identifikimin e njerëzve asimptomatikë, dhe jo vetëm ata që janë pozitivë.
Një valë e tretë e virusit, më vdekjeprurës, aktualisht po përfshin Britaninë e Madhe. Ky vend shpreh keqardhje për vdekjen e gati 90 000 personave të testuar pozitivisht për COVID-19, rekordi më i keq në Europë.
Sipas ONS, vdekshmëria globale për javën e parë të janarit ishte 45,8% më e lartë se mesatarja për pesë vitet e fundit në Angli dhe Uells.
Organizata paralajmëroi, megjithatë, se të dhënat mund të anojnë nga vonesat në regjistrimin e vdekjeve gjatë periudhës së festës së Krishtlindjes.
Londra, veçanërisht e prekur nga vala e fundit, regjistroi një rritje prej gati 85% të numrit të vdekjeve krahasuar me mesataren e regjistruar në të njëjtën javë për pesë vitet e fundit./ /ec/