Ndalohet duhani edhe në… parqe dhe stadiume!

MILANO, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Nga sot qyteti i Milanos ndalon pirjen e duhanit në mjedise të hapura në disa zona të qytetit.

Ndalimet fillojnë nga stacionet e transportit publik, në parqe, stadiume dhe ambiente sportive, varreza dhe zona për kafshët.

Bashkia e Milanos ka ndërmarrë këto masa të reja për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Nga 1 janari 2025, ndalimi i pirjes së duhanit do të shtrihet në të gjitha mjediset e jashtme publike. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.