TIRANË, 19 janar /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka takoi sot ministrin e Jashtëm portugez, Augustos Santos Silva.
Sipas njoftimit zyrtar të MEPJ-së, në fokus të takimit ishin prioritetet e Presidencës portugeze të Këshillit lidhur me dosjen e zgjerimit.
Ministrja Xhaçka e informoi lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020.
Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janari – 30 qershor 2021 angazhohet, nën moton për veprim, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021.
Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërrmara nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra.
Ministrja Xhaçka falënderoi homologun Silva për mbështetjen që Portugalia ka treguar në avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE, dhe për prioritizimin e qartë të punës së mbetur nga ana e BE, për dosjen e zgjerimit.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan ndikimin e pandemisë në vendet respektive dhe u angazhuan të vijojnë kontaktet për gjetjen e zgjidhjeve imperative, për luftimin e pasojave të saj, përfshirë bashkëpunimin për vaksinat. /r.e/