FISHË TEKNIKE – Të veçantat e ceremonise se betimit te Biden

UASHINGTON, 19 janar /ATSH-AFP/ – Joe Biden bën nesër betimin, një ditë historike me protokoll strikt, intensitetit i të cilës do të kulminojë në mesditë kur ai të bëhet zyrtarisht presidenti i 46-të i SHBA-së.

– Natë në Blair House

Presidenti i zgjedhur dhe bashkëshortja e tij, Jill, do të kalojnë natën e sotme në Blair House, rezidenca zyrtare e të ftuarve të huaj të presidentit amerikan, që ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë, pranë Place Lafayette. 

– Shërbesë fetare

Në mëngjesin e 20 janarit, Joe Biden do të marrë pjesë në një meshë në Katedralen e Shën Mateut Apostullit, shenjt mbrojtës i funskionarëve, në Uashington. Ai ka ftuar dy krerët e dy dhomave të Kongresit,demokratët Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer dhe republikanët Kevin McCarthy dhe Mitch McConnell.

“Kjo meshë është një pjesë e rëndësishme e respektimit të traditës”, theksoi senatori Chris Coons për CNN, një mik i ngushtë i Biden i cili është një katolik i devotshëm.

– Bërja e betimit

Presidenti i zgjedhur më pas do të udhëtojë me autokolonë në Kapitol, ku ceremonia e inaugurimit do të fillojë në orën lokale 11:00 (16:00 GMT) në një platformë të madhe të vendosur përpara sheshit të gjerë të “National Mall”.

Himni kombëtar do të këndohet nga ylli i popit Lady Gaga. Këngëtarja Jennifer Lopez do të interpretojë gjithashtu një “performancë muzikore”.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja, Kamala Harris do të bëjnë betimin në orën lokale 12:00 (17:00GMT) dhe më pas presidenti do të mbajë fjalimin e tij inaugurues në të cilin ai do të konfirmojë vizionin e tij për të luftuar kundër pandemisë, për të rindërtuar dhe bashkuar më mirë dhe shëruar kombin, sipas komitetit organizativ. 

– Vendosja e kurorave në Arlington

Në mëngjes herët, Joe Biden do të shkojë në varrezën kombëtare të Arlingtonit, pranë Uashingtonit, për të vendosur një kurorë lulesh në Varrin e Ushtarit të Panjohur, i shoqëruar nga ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton dhe bashkëshortet e tyre. a, George W. Bush dhe Bill Clinton dhe të grave të tyre. Ai do të kthehet me autokolonë në kryeqytet.

– Hyrja në këmbë

Autokolona duhet të ndalet disa dhjetëra metra nga Shtëpia e Bardhë për të lejuar Joe Biden të hyjë në këmbë dhe i rrethuar nga një shoqërues ushtarak. Pikërisht atje ai duhet të nënshkruajë dekretet e tij të para presidenciale.

– Mbrëmje televizive

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja, Kamala Harris do t’i drejtohen kombit gjatë një emisioni special, i prezantuar nga komediani amerikan, Tom Hanks dhe që do të publikohet në të gjitha stacionet amerikane duke nisur nga ora 20:30.

Me titull “Për të Festuar Amerikën”, ai do të ketë shumë të ftuar muzikorë si Jon Bon Jovi, Foo Fighters, John Legend, Demi Lovato, Bruce Springsteen, Justin Timberlake dhe Luis Fonsi, ndër të tjerë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.