BRUKSEL – KE propozon shtrirjen e fleksibilitetit të ndihmave shtetërore në rast pandemie

BRUKSEL, 19 janar /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian rekomandoi sot shtrirjen e përjashtimeve nga rregullat strikte mbi ndihmat shtetërore deri në fund të vitit për të mundësuar për ekonomitë të rimëkëmben nga impakti i pandemisë së COVID-19.

Në mars të vitit të kaluar, Bashkimi Europian mori vendimin e pazakontë për të mundësuar më shumë fleksibilitet gjatë nënshkrimit të masave për të ndihmuar kompanitë në vështirësi.

“Objektivi është të mundësojmë për shtetet anëtare të mbështesin më shumë bizneset në kontekstin e krizës aktuale, duke mbrojtur gjithashtu klauzolat e konkurrencës”, theksoi Komisioni në një komunikatë.

Organi ekzekutiv i Bashkimit Europian, i cili monitoron nga afër përputhshmërinë e buxheteve të vendeve anëtare në rrethana normale, sugjeroi gjithashtu një rritje në sasinë maksimale të mbështetjes që mund të marrin kompanitë.

Në tetor, komisioni kishte zgjatur përjashtimet deri në fund të qershorit, sipas njoftimit për shtyp.

Miliarda euro janë shpërndarë në bllok sipas rregullave më të buta./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.