Balla, takime me banorët në Elbasan: Krenar që Shqipëria nuk mbeti mbrapa me vaksinimin antiCovid

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi disa takime me banorët e qytetit të Elbasanit.

Numri dy i PS-së deklaroi gjatë bisedës se ndihet krenar që Shqipëria nuk mbeti mbrapa askujt në këtë ofensivë për asgjësimin e rrezikut të Armikut të Padukshëm, duke iu referuar nisjes së vaksinimit antiCovid.

“Krenar që Shqipëria nuk mbeti mbrapa askujt në këtë ofensivë për asgjësimin e rrezikut të Armikut të Padukshëm”, tha Balla

Sipas Ballës, pas vaksinimit të mjekëve, infermiereve dhe stafeve mjekësore do të fillojë edhe vaksinimi i moshave të treta dhe të personave vulnerabël.

“Falë përpjekjeve të Kryeministrit Rama, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me ‘Pfizer’ për vaksinën antiCovid19. Pas vaksinimit të mjekëve, infermiereve dhe stafeve mjekësore do të fillojë edhe vaksinimi i moshave të treta dhe të personave vulnerabil”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.