Xhaçka pret ambasadorin turk Yörük/ Turqia, partner i rëndësishëm strategjik

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi të hënën një takim me ambasadorin turk, Murat Ahmet Yörük.

“Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik. Marrëdhëniet midis dy vendeve po thellohen dhe zgjerohen në mënyrë të qëndrueshme”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Xhaçka tha se “presim të punojmë së bashku në frymën e miqësisë dhe partneritetit që ka karakterizuar tradicionalisht vendet dhe njerëzit tanë”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.