TIRANË, 18 janar /ATSH/ Autoriteti Rrogor Shqiptar (ARRSH) informon se, gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogora, ku është punuar me shpërndarjen e kripës për eliminimin e ngricave.
ARRSH njofton se qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.
Sipas ARRSH-së, gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave nga dëbora në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.
ARRSH sjell në vëmendje që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë
/r.e/