Sigurimi i vaksinës antiCOVID/ Kuvendi miraton 3 Akte Normative

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Kuvendi miratoi sot tre Akte Normative në lidhje me sigurimin e vaksinës antiCOVID-19.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime, “Akt Normativ nr. 38, datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid-19 të cilët janë të çertifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Europiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë”.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime, “Akt normativ nr. 1, datë 10.1.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë”.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime edhe “Akt Normativ nr. 3, datë 18.01.2021 “Për miratimin e marrëveshjes të nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.