SHBA – Një nga dekretet e para të Biden anulimi i ndërtimit të naftësjellësit Keystone XL

UASHINGTON, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Një nga dekretet e para të presidentit të zgjedhur Joe Biden, sapo ai të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë anulimi i lejes për ndërtimin e naftësjellësit Keystone XL.

Autorizimi për veprën e diskutueshme, e cila kalon disa territore të konsideruara të shenjta nga amerikanët vendas, u dha nga Donald Trump në 2017, pasi paraardhësi i tij Barack Obama e bllokoi atë në 2015.

Keystone XL është një naftësjellës gati 2 000 kilometra me kapacitet rreth 830 000 fuçi naftë në ditë, që e transporton atë nga rajoni Alberta në Kanada në SHBA përmes Montanas, Dakotës së Jugut dhe Nebraskas.

Ata që gjithmonë e kanë kundërshtuar Keystone XL e konsiderojnë atë një infrastrukturë të dëmshme si nga pikëpamja mjedisore ashtu edhe kulturore. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.