UASHINGTON, 18 janar /ATSH-DPA/ – Ceremonia e betimit e presidentit të 46-të të SHBA-së, të mërkurën e ardhshme, do të jetë një ngjarje e sigurtë pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë, deklaroi Ronald Klain, ndihmësi i presidentit të zgjedhur Joe Biden.
“Ne sigurisht që jemi të shqetësuar për këto kërcënime”, tha shefi i Shtabit i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
”Por, shërbimet sekrete dhe trupat tona do ta sigurojnë ceremonisë e betimit”, theksoi Klain.
Uashingtoni po përballet me masa të rrepta sigurie, përfshirë Qendrën e Famshme Kombëtare, të mbyllur plotësisht dhe mijëra trupa të Gardës Kombëtare të dislokuar në kryeqytet, pasi mbështetësit e presidentit në largim Donald Trump sulmuan Capitol Hill këtë muaj./ /os/