Pronësia industriale/ Denaj: Mbron biznesin, avantazh që të jenë unik në treg me markë të certifikuar

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Mbrojtja e pronësisë industriale në Shqipëri është një tjetër risi e politikave të qeverisë gjatë viteve të fundit, në mbështetje të biznesit që i bën ata të jenë unik në treg me markë të certifikuar sipas standardeve më të mira.
Sot certifikimi i patentës e bën më konkurruse në treg produktin dhe veçanërisht  për produktet “Made in Albania” është një vlerë e shtuar në treg, që i rrit prestigjin Shqipërisë në tregjet e huaja.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, solli shembullin e Ronës, një vajze nga Peja, Kosovës, që e nisi krijimin e një linje kozmetike për kujdesin e lëkurës që kur ishte studente në Shqipëri.
‘Sot, falë aplikimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, ajo e ka të mbrojtur biznesin dhe ka avantazhin e një marke të regjistruar”, shprehet Denaj.

Viti 2020 shënoi një rritje të numrit të aplikimeve për regjistrim marke nga subjektet shqiptare.

Vitin që lamë pas u lëshuan 1115 certifikata për marka kombëtare.

Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, është pranë bizneseve për t’i informuar dhe ndihmuar në mbrojtjen e punës së tyre të palodhur.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.