KPK shkarkon gjyqtarin e GJKKO-së, Bib Ndreca. Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Vlorës, Elona Mihali

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, Bib Ndreca.

Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, ndaj gjyqtarit Ndreca u konstatuan probleme lidhur me një nga kriteret e vetingut, atë të pasurisë.

Ndërkohë po sot KPK dha vendimin për gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari vendosën konfirmimin e gjyqtares Mihali në detyrë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.