TOKIO, 18 janar /ATSH-AFP/ – Sony, Panasonic, Nissan apo Toshiba: 92 kompani të mëdha japoneze i kërkuan qeverisë të dyfishojë objektivin e saj 2030 përsa i përket energjive të rinjovueshme në raport me synimin aktual, gjykuar shumë ambicioz.
Rigrupuar në një kolektiv të quajtur “Iniciativa e Japonisë për klimën” Japan Climate Initiative), këto kompani propozojnë mbajtjen me 40-50% të pjesës ë energjive të rinovueshme në prodhimin e elektricitetit në vend në 2030.
Objektivi aktual i qeverisë japoneze në këtë afat, vendosur në 2018 dhe duke u rishikuar, është 22-24%, krahasuar me 17% në 2017.
Ky synim është konsideruar si shumë modest në raport me objektivat e vendeve të tjera të industrializuara dhe përshpejtimin e zhvillimit të energjisë së gjelbër.
Rritja në sektor në Japoni, e kombinuar me një rënie të kërkesës për energji elektrike të lidhur me pandeminë, madje i mundësuan vendit që të arrijë objektivin e tij të 2030 në gjysmën e parë të vitit 2020, sipas shifrave paraprake të lëshuara në Shtator.
Rritja e sektorit në Japoni, e kombinuar me një rënie të kërkesës për energji elektrike lidhur me pandeminë, ka mundësuar për vendin arritjen e objektivit 2030 në gjysmën e parë të vitit 2020, sipas shifrave paraprake të publikuara në shtator.
Japonia ka injektuar 16,5 dollarë në zhvillimin e energjive të gjelbëra në 2019 duke u bërë kështu investitori i katërt kryesor botëror, por shumë larg treshes kryesuese (Kinë, SHBA, BE), sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, publikuar vitin e kaluar./ /ec/