KINË – Ekonomia rritet 2,3 % duke tejkaluar pritshmëritë

PEKIN, 18 janar /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Kinës u rrit 2,3% në vitin 2020, deklaroi zyra kineze e statistikave.

Sipas parashikimeve, Kina është e vetmja ekonomi e madhe që nuk është tkurrur në vitin 2020, pavarësisht nga sfidat e pandemisë së koronavirusit, të cilat vendi ka arritur të mbajë nën kontroll.

Rritja ishte më e madhe nga sa prisnin shumë analistë: Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikoi që rritja do të ishte rreth 1,9%.

Pas rritjes me 4,9% në tremujorin e tretë, ekonomia kineze u rrit me 6,5% nga viti në vit në tremujorin e katërt.

Ndërsa shumica e pjesës tjetër të botës po përjeton një recesion, aktiviteti ekonomik është normalizuar në përgjithësi, me vetëm shpërthime të vogla dhe infeksione sporadike të raportuara që nga ajo kohë.

Të dhënat e fundit tregtare të vendit tregojnë se eksportet në dhjetor u rritën me 18,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi autoriteti doganor i Pekinit javën e kaluar.

Importet u rritën me 6,5 %. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.