TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi tha sot se “edhe pse data shënon 18 janar, nuk kanë nisur punimet e lagjes së re në Kombinat”.
“Pirgu me inerte qëndron aty, si treguesi më i qartë i injorimit të Bashkisë Tiranë për banorët e Kombinatit. Që Veliaj nuk ka fjalë burri, këtë e dinë të parët banorët që presin ndërtimin e shtëpive”, tha ai.
Këlliçi tha se “ne jemi në Kombinat që t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës realitetin që shpesh herë nuk e shohin në ekranet televizive”. /m.m/r.e/