GJERMANI – Nord Stream 2/Sanksione amerikane ndaj një anijeje ruse

BERLIN, 18 janar /ATSH-AFP/ – Një anije ruse e ngarkuar me vendosjen e tubacioneve për të përfunduar ndërtimin e gazsjellësit të diskutueshëm Nord Stream 2 mes Rusisë dhe Gjermanisë do të vendoset nën sanksione nga administrata amerikane, theksoi sot Ministria gjermane e Ekonomisë.

“Bëhet fjalë për njoftimin e një sanksionimi të një anijeje ruse. Ne e morëm këtë njoftim me keqardhje”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë, duke konfirmuar një informacion të të përditshmes ekonomike gjermane Handelsblatt, sipas së cilës Uashingtoni do ta zyrtarizojë këtë vendim të martën.

Në dhjetor, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka kritikuar kritikoi legjislacionin amerikan që lejon sanksione ndaj kompanive të përfshira në gazsjellësin “Nord Stream 2”, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Spiegel”.

Pas përfundimit, gazsjellësi i  kritikuar “Nord Stream 2”, do t’i mundësojë Rusisë të rrisë ndjeshëm importet e gazit drejt Gjermanisë përmes detit Balltik.

Kundërshtarët e këtij plani i frikësohen mendimit se ky projekt do të rrisë varësinë e Gjermanisë ndaj Rusisë për energji, mes tensioneve gjeopolitike me Moskën, duke vënë në rrezik furnizimet për shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore që anashkalohen në projekt.

Von der Leyen pranoi se projekti i gazsjellësit kishte një dimension politik dhe se komisioni duhet të mbrojë interesat e shteteve anëtare lindore./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.