COVID-19 – Gjermania nuk përjashton një mbyllje të kufijve

BERLIN, 18 janar /ATSH-AFP/ – Ministria e Brendshme gjermane nuk përjashtoi mundësinë e mbylljes së kufijve në Gjermani për shkak të koronavirusit.

Gjatë takimit, që do të mbahet nesër mbi COVID-19, mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe drejtuesve të landeve, të gjitha mundësitë do të parashikohen.

Presidenti i Bavarisë, Markus Soeder, kishte kërkuar më parë një strategji europiane kundër koronavirusit, duke shtuar se nëse kjo dështon, një mbyllje e kufijve kombëtarë do të ishte e arsyeshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.