Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 7 fluturime të konfirmuara për të martën

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 7 fluturime për datën 19 janar 2021.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.