60-vjetori i lindjes së legjendës vlonjate të peshëngritjes, Myslym Myslimi/ Meta: Mbi 10 herë kampion i vendit

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Legjenda vlonjate e sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimi festoi sot 60-vjetorin e lindjes.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ndodhet sot në Vlorë, i uroi ditëlindjen.

“Mbi 10 herë kampion i vendit me fanelën e Flamurtarit dhe të Partizanit, rekordmen dhe titullar i ekipit kombëtar, ai ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë, duke treguar njëkohësisht se është një qytetar shembullor, familjar dhe prind i shkëlqyer”, është shprehur Meta.

“Kënaqësi të ndaja disa momente edhe me familjen e tij të mrekullueshme. Edhe 100 kampion!”, ka theksuar Meta. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.