Moti me dëborë/ FA në gatishmëri për hapjen e rrugëve nacionale dhe rurale

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Forcat e Armatosura janë në gatishmëri bashkë me mjetet e tyre, për të ndihmuar në hapjen e akseve rrugëve nga dëbora, që përfshiu zonën veriore dhe juglindore të vendit ditët e fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se “vëmendja është përqendruar jo vetëm në rrugët nacionale, por edhe ato rurale. Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për hapjen e rrugëve rurale në bashkinë e Maliqit, Libonik-Sheqeras-Orman-Rrëmbec-Pojan-Zvezdë-Gollobërdë-Podgorie-qyteti i Maliqit”.

Ministri thekson se vijon prej një jave puna sfiduese për të hapur aksin Bogë-Theth.

“Gjithashtu nga ana tjetër, në Gjirokastër mjetet e Forcave të Armatosura, po hapin rrugën Picar-Golem, e bllokuar nga rrëshqitja e dherave”- u shpreh Peleshi. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.