COVID-19 – Ulja e rasteve sjell shpresë në Kaliforni

LOS ANXHELES, 17 janar /ATSH-DPA/ – Pavarësisht spitaleve të tejmbushura me pacientë, numrat e vdekjeve dhe normat e infeksionit Covid-19 që po kalojnë në nivele të rrezikshme, sapo kanë filluar disa shenja që rritja ditore e numrit të rasteve të koronavirusit ka nisur të sheshohet në Kaliforni.

Mund të duhen edhe disa ditë ose javë të tjera për t’u siguruar për trendin dhe rrafshimi mund të kthehet vetëm nëse njerëzit respektojnë edhe më tej në veshjen e maskave dhe distancimin shoqëror.

Një numër zyrtarësh shtetërorë dhe lokalë po shprehin optimizëm të kujdesshëm se përkeqësimi i papërmbajtur dhe eksponencial ditor i pandemisë është ngadalësuar.

Guvernatori Gavin Newsom përshkroi numrat e rrafshimit si “dritë në fund të tunelit”, duke shtuar se shkalla e pozitivitetit të testit të koronavirusit dhe numri i njerëzve në spitale dhe njësi të kujdesit intensiv me Covid-19 ka rënë.

“Ne kemi parë disa shenja inkurajuese”, tha Newsom.

“Por tani, më shumë se kurrë, na takon të mos e lëmë mënjanë kujdesin tonë, të mos heqim maskat dhe të sigurohemi se po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mos u prekur edhe nga një tjetër valë”, theksoi ai.

Sidoqoftë, kushtet në spitale lënë shumë për të dëshiruar aq sa zyrtarët thonë se ka shumë pak për të festuar dhe mbetet shqetësimi se gjërat mund të përkeqësohen shpejt./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.