“Basha i njehsuar me oligarkët, jeton në vilat e tyre”/ Topalli reagon ndaj deklaratave të Bashës

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përmes një videoje, vuri sot përball deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një studio televizive ku foli për oligarkët dhe reagimin e ish- nënkryetares të PD-së, Jozefina Topalli.

“Kur qesh pa lidhje po prapë të ecën”, shprehet Rama në videon e publikuar.

Duke komentuar deklaratat e Bashës, Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli tha se “Basha është i njësuar me ta, jeton në vilat e tyre”.

“U soll rreth gjysmë ore për teorinë e oligarkëve dhe nuk mundi të përmendë një oligark”, tha Topalli.

Ndërkohë që Basha shprehet se “problemi lind kur sipërmarrja, apo biznesi apo biznesmenët dhe qeveria konspirojnë kundër interesit publik”.

“Është ‘fake’! Është tërësisht ‘fake'”, tha Topalli.

Në emisionin televiziv, Basha deklaroi se “Partia Demokratike dhe unë jemi parti e sipërmarrjes së lirë”.

Ndërkohë Topalli shprehet se “ai jeton në Tiranë në vilat e oligarkëve, në plazhet e bregdetit shqiptar në vilat e oligarkëve. Është i njësuar me oligarkët, ai darkon me oligarkët”. /m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.