Asnjë festë për 30-vjetorin e kurorëzimit të mbretit Harald

OSLO, 17 janar /ATSH-DPA/ – Përvjetori i tridhjetë që kur mbreti norvegjez Harald dhe mbretëresha Sonja u ngjitën në fron përkon sot, por asnjë festë nuk është planifikuar, tha pallati mbretëror.

Shumica e ngjarjeve publike në Norvegji janë shkurtuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mbreti tha se gëzimi më i madh i tij dhe i mbretëreshës gjatë 30 viteve të fundit ishte takimi me njerëzit gjatë udhëtimeve të tyre në Norvegji.

Gjatë pjesës më të madhe të vitit 2020, ata e kanë humbur këtë bashkëveprim, pasi është dashur të vetizolohen për shkak të pandemisë.

Çifti mbretëror, të dy në moshën 83 vjeç, morën dozën e tyre të parë të vaksinës Covid-19 të mërkurën.

Harald u bë mbret në 17 Janar 1991, pas vdekjes së babait të tij, Olav V./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.