553-vjetori i vdekjes/ Gjergj Kastrioti Skënderbeu, simboli më përbashkues

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë”.
Në ditën e përkujtimit të 553-vjetori të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, Presidenti e cilësoi atë “simbolin më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”.
“Përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë”- shprehet Meta. e.xh//a.a/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.