TIRANĔ, 15 janar/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar masakrën e Reçakut, duke u shprehur se është dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Rama thekson se kjo masakër është edhe një amanet i pashlyeshëm jo vetëm për Kosovën e lirë demokratike, po edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar.
“Reçaku një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe një amanet i pashlyeshëm jo vetëm për Kosovën e lirë demokratike, po edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar”, shprehet Rama.