ATHINË, 15 janar /ATSH-ANSA/ – Greqia do të rrisë ndjeshëm gjobat për shkelje të kufizimeve antiCovid-19 nga 300 në 500 euro.
Lajmin e jep gazeta britanike “The Guardian”, që citon kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
Në një fjalim në parlament, Mitsotakis gjithashtu tha se sektori i shitjes me pakicë të vendit mund të fillojë të hapet gradualisht javën e ardhshme nëse ekspertët besojnë se mund të bëhet në mënyrë të sigurt.
Kufizimet u vendosën në të gjithë vendin në Greqi në fillim të nëntorit për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.
U mbyllën restorantet, baret, kafenetë, dyqanet me pakicë, shkollat, ambientet argëtuese dhe çdo aktivitet që konsiderohej jothelbësor./ /ec/