PARIS, 14 janar /ATSH-AFP/ – Wikipedia është e mira më e madhe digjitale që na ka dhënë interneti. Enciklopedia falas online, një nga “dinosaurët” e fundit të internetit feston 20-vjetorin e saj me disa sfida për të zbuluar.
“Një mrekulli e vogël”, kështu e përshkruan historiani, Rémi Mathis, ish-president i shoqatës ”Wikimedia France”.
Krijuar më 15 janar 2001 nga amerikani, Jimmy Wales me një qëllim jofitimprurës, Wikipedia synon të sjellë së bashku njohuritë e planetit në një platformë të vetme në internet falë miliona kontribuesve vullnetarë.
Faqja e shtatë më e vizituar në botë, Wikipedia ka më shumë se 55 milionë artikuj të botuara në 309 gjuhë.
Përmbajtja e secilës sit është e pavarur. Asnjë përkthim, por kontribut origjinal, ndonjëherë i plotësuar nga robotë nga të dhënat publike.
Përkundër enciklopedisë tradicionale të shkruar nga ekspertë të njohur, ky koleksion njohurish i përpiluar nga amatorë, shpesh anonimë, ka tërhequr kritika dhe armiqësi të panumërta nga qarqe të caktuara akademike./ /ec/