Temperaturat e ulëta/ARRSH: Pastrim dhe shpërndarje e kripës në segmentet me ngrica

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se temperaturat e ulëta që përfshinë vendin kanë shkaktuar ngrica në akset rrugore, por qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.

Sipas ARRSH-së, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës në të gjitha segmentet ku janë evidentuar ngrica.

“Në akset rrugore të qarkut Kukës dhe Korçë, në akset Peshkopi-Qafë Drajë dhe Kuben-Vasije është punuar për pastrimin e plotë të rrugës nga bora, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës për eliminimin e ngricave qarkullimi vazdon normalisht”, thuhet në deklaratën e ARRSH-së.

Kontraktorët dhe specialistët e ARRSH-së, thuhet më tej, janë në terren, në gatishmëri për çdo situatë.

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës në ditët e para të muajit janar, temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin prej mbrëmjes së djeshme.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.