STRASBURG – Kievi fiton betejën e parë ligjore kundër Moskës për aneksimin e Krimesë

STRASBURG, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Ukraina fitoi në Strasburg betejën e saj të parë me Rusinë në lidhje me aneksimin e gadishullit të Krimesë.

Kievi ka arritur të bindë Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut se Moska ushtroi “kontroll efektiv” në zonë që nga 27 shkurti 2014 dhe për këtë arsye mund të jetë  përgjegjëse për atë që ndodhi në gadishullin e Krimesë që nga ajo datë.

Ky hap i parë është thelbësor për Kievin, i cili i është drejtuar shumë herë Gjykatës së Strasburgut duke akuzuar Rusinë se ka zbatoi një model të shkeljeve të vazhdueshme tek një pjesë e popullsisë së Krimesë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.