Snapchat mbyll përfundimisht llogarinë e Trump

UASHINGTON, 14 janar /ATSH-AFP/ – Rrjeti social Snapchat njoftoi sot se presidenti amerikan në ikje, Donald Trump, tashmë i bllokuar që prej javës së kaluar, do të largohet përfundimisht nga platforma, në një kohë kur zërat janë shtuar kundër masave të gjigantëve digjital kundër presidentit amerikan në ikje dhe mbështësve të tij. 

“Javën e kaluar, ne kemi njoftuar një pezullim të pacaktuar të profilit të presidentit Trump nga Snapchat”, theksoi një zëdhënës i kompanisë.

“Në interes të sigurisë publike dhe duke pasur parasysh përpjekjet e tij për të përhapur dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës, të cilat qartë shkelin politikat tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund llogarisë së tij në mënyrë të përhershme”, shtoi ai.

Pas ”pushtimit” të Kapitolit më 6 janar nga mbështetësit e miliarderit republikan, platformat kryesore filluan të pastrojnë shërbimet e tyre.

Facebook, Twitter dhe YouTube kanë pezulluar Donald Trump, për një kohë të pacaktuar ose për një javë në rastin e platformës video të Google./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.