Prurjet në kaskadën e Drinit ranë në 910 m3/s, KESH: Prodhimi i energjisë me gjithë kapacitetin në të tre HEC-et

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Prurjet natyrore në kaskadën e Drinit ranë në 910 m3/s, ndërsa po vijon prodhimi i energjisë me të gjithë kapacitetin në të tre HEC-et e kësaj kaskade duke përmbushur tërësisht kërkesën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për furnizimin me energji.

Korporata Elektroenergjitike njoftoi sot se po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

KESH publikoi të dhënat e orës 16:00, ku prurjet natyrore totale në kaskadë llogariten 910m3/s, ndërsa shkarkimet 455 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 500m3/s nga shkarkimi i portës në HEC-n e Vaut të Dejës.

Niveli i liqenit në HEC-n llogaritet 290.33 m, në HEC-n e Komanit 171.08 m, ndërsa në HEC-n e Vaut të Dejës 73.51 m.

“Prodhimi i energjisë në të tre HEC-et përmbush totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, bën të ditur KESH. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.