PD, Metaliaj: Të bashkuar për të sjellë një qeveri që punon për njerëzit

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj u takua ditën e sotme me banorë në Spiten të Lezhës.

Sipas zyrës së shtypit në PD, banorët ndjehen të braktisur nga qeveria, pa investime, pa mbështetje.

Në takim me ish-deputeten, një banor u shpreh se asnjë nuk ka vënë dorë 8 vjet e këtej. “Vetëm duke ecur indietro. Shesim 350 lekë 1 litër qumësht, më pak se 1 litër ujë”, u shpreh ai.

“Vijnë vetëm para zgjedhjeve, heqin ca kallama, por kanalet nuk hapen, kur ka përmbytje në dimër, por muaj më parë”, shpjegoi një banor me profesion agronom.

“Asnjë ndihmë, asgjë. Edhe kur vijnë, vijnë me kollare dhe aty ku nuk ka ujë”, tha një banor tjetër.

“Në 25 prill, të bashkuar do ta ndryshojmë për të sjellë një qeveri që nuk punon për të trefishuar pasuritë si kjo e sotmja, por për të punuar për njerëzit”, theksoi përfaqësuesja e PD, Lindita Metaliaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.