TIRANË, 14 janar/ATSH/ Pas disa ditëve me reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) bën të ditur se në zonat malore mbi 500 m mbi nivelin e detit priten reshje dëborë.
Sipas IGJEUM, të premten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 2 / 10 °C, në vendet e ulëta: 0 / 9 °C dhe në vendet malore: -8 / 1 °C
Era sot pasdite dhe nesër pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet dhe në vendet malore.
/k.s/j.p/r.e/