Parashikimi i motit, e enjte 14 janar 2021

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e enjte moti parashikohet të nisë me kthjellime në orët e mëngjesit dhe më pas në mesditë parashikohen vranësira mesatare deri të dendura.

Do ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shiu në Veri dhe në bregdet në pjesën e dytë të ditës, ndërsa në zonat malore Veri-Verilindje do ketë reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar pasdite, në Juglindje do ketë reshje bore me intensitet mesatar gjatë natës. Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina dhe ngrica në  zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.              

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/8 Diell re shi
Kukës -6/2 re borë
Lezhë 1/10 Diell re shi
Dibër -2/4 re borë
Durrës 1/12 Diell re shi
Tiranë 1/10 Diell re shi
Elbasan -1/9 Diell re shi
Berat 0/10 Diell re shi
Vlorë 2/11 Diell re shi
Korcë -4/5 Diell re borë
Gjirokastër -1/10 Diell re shi
Sarandë 1/10 Diell re shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.