Ndihma juridike falas/ Gjonaj: Produkt i drejtpërdrejtë i Reformës në Drejtësi

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Ndihma juridike falas për qytetarët është produkt i drejtpërdrejtë i Reformës në Drejtësi.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bën të ditur se “qytetarët shqiptarë tashmë përfitojnë shërbime falas të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në qytete si Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Pogradec, Gjirokastër, Lushnjë, Shkodër, Berat, etj., si dhe nëpërmjet numrit të gjelbër dhe platformave online”.
Gjonaj thekson se për herë të parë, gjatë këtij mandati qeverisës kemi mundësuar ngritjen dhe forcimin e Ndihmës Ligjore Falas në ndihmë të qytetarëve, përmes plotësimit 100% të kuadrit ligjor.
“Për herë të parë, gjatë këtij mandati kemi mundësuar ngritjen dhe forcimin e Ndihmës Ligjore Falas përmes plotësimit 100% të kuadrit ligjor dhe miratimit të 13 akteve nënligjore që parashikonte ligji, me qëllimin ngritjen dhe garantimin e funksionimit te plotë të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas”, shprehet Gjonaj. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.