Moti i keq/ Riparohet defekti në linjën 110 kV Fibër–Hec Rapun

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Operatori i Sistemit të Transmetimit, (OST) bën të ditur se është rivënë në punë linja 110 kV Fibër–Hec Rapun në të cilën si pasojë e ngarkesave dhe kushteve atmosferike, gjatë mbrëmjes së djeshme, pati këputje harku në fazën C.

“Pas një pune intensive të brigadave të linjave të njësive operative, sot në orën 09:15 u bë e mundur rivenia në punë e ksëaj linje”, bën të ditur OST.

Moti i keq dhe reshjet e shumta që përfshinë vendin gjatë ditëve të para të janarit shkaktuan avari në linjat e transmetimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se falë investimeve të realizuara, masave të marra dhe gatishmërisë së grupeve të punës u bë e mundur minimizimi dëmeve dhe sigurimi i furnizimit me energji për abonentët në të gjithë vendin. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.